Politike

7 pyetje për kreun e SPAK / Këlliçi: A është regjistruar nga ju Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?

Një ditë pas seancës së gjatë të zhvilluar në Kuvend ku deputetë të PD-së u “dyndën” me pyetje ndaj Altin Dumanit, kreut të SPAK që po raportonte për raportin vjetor në Kuvend, Belind Këlliçi, adresoi një listë të dytë pyetjesh

“1- A janë vlerësuar nga ju konstatimet dhe vlerësimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit? (vlerësime të cilat ditët në vijim do ti bëjmë publike për të gjithë qytetarët)

2- A është identifikuar Titullari i Autoritetit Kontraktor?

3- Sa procedura tenderuese të përfituara nga subjekti 5D Konstruksion janë vlerësuar në shkelje të ligjit?

4- A janë pjesë e hetimit lejet e ndërtimit të përfituara nga ky subjekt me firmën e Kryebashkiakut Erion Veliaj?

5- A është regjistruar nga ju Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?

6- A janë evidentuar nga ju cilat janë 4 kompanitë e ndërtimit në pronësi të këtyre shtetasve (e dhënë e dalë nga akt-ekspertimi i telefonit të punonjëses Jona Bejko)?

7- A janë kryer veprimet hetimore të kërkuara në kallëzim për dokumentacionin pronësor të tokave mbi të cilat janë miratuar lejet e ndërtimit për subjektin 5D Konstruksion?”, ishin pyetjet e drejtuara nga Këlliçi.

Ai njoftoi se ditën e enjte datë 18 korrik, PD do të mblidhet sërish në protestë para Bashkisë së Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë