Politike

7 ndryshime në qeveri- Albana Koçiu emërohet zv.kryeministre

Nga Gazeta Si- Pas mbledhjes së kësaj të enjteje të grupit socialist, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Albana Koçiu, e cila mbante postin e Ministres së Brendshme është emëruar zv.kryeministre në vend të Belinda Ballukut.

Ndërkohë, Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.

Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Ministrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Erjona Ismaili është emëruar ministër për Marrdhëniet me Parlamentin, e cila zëvendëson Toni Gogun në këtë detyrë.

Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi.

Ndërsa Pirro Vengu është zëvendësuar nga Ermal Nufi i cili tani do mbajë postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Ndryshimet në qeveri vijnë 6 muaj pasi u votua në Kuvend.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë