Shtatë pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e sëmundjes së Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon se viktimat janëdy qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, një qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, një qytetare 64 vjeçe nga Vlora, një 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, një qytetar 78 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra.
Rastet e reja- Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit, janë kryer 4081 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 451 qytetarë, në këto bashki: 227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnje, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë.
Janë 12,700 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Situata në spitale- Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (20 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 451
Të shëruar në 24 orë 533
Të shtruar në spitale 242
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 4081
Testime totale 1,155,721
Raste pozitive 163,404
Raste të shëruara 148,117
Raste Aktive 12,700
Humbje jete 2,587
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5410
Shkodër 1351
Fier 1197
Durrës 1185
Vlorë 742
Lezhë 599
Elbasan 627
Berat 500
Kukës 307
Korçë 306
Gjirokastër 259
Dibër 217
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.