Gazeta Si – Një 16-vjeçar është mbytur në ujëmbledhësin e centralit të fshatit Çidhen paraditen e kësaj të diele. Siç njofton policia, dyshohet se ai ka qenë duke u larë kur ka humbur jetën.
“Me datë 11.08.2024, rreth orës 11.00, në ujërat e ujë-mbledhësit të centralit të fshatit Çidhen, dyshohet se duke u larë është vetëmbytur shtetasi Xh.H., rreth 16 vjeç”, njoftoi paraprakisht policia.
Deri më tani nuk dihet si ka ndodhur ngjarja, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




