Politike

68 vota pro, 21 kundër, miratohet pr/ligji për pronat shtetërore

Nga Gazeta Si- Është miratuar me 68 vota pro, 2 apstenim dhe 21 kundër projektligji për privatizimin e pronës shtetërore.

Kalimi për në seancë plenare me shpejtësi i projektligji për privatizimin e pronës shtetërore nxiti debatin që në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteje. Opozita kërkoi heqjen nga rendi i ditës, duke akuzuar mazhorancës për klientelizim dhe korrupsion.

Propozimi u kundërshtua dhe nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, duke thënë se qeveria e paraqiti vjedhurazi këtë ligj, duke provuar kështu korrupsionin në qeveri.

Kritik i këtyre ndryshimeve ishte dhe socialisti Erion Braçe, i cili ngriti shqetësimet se pse përfshihen deputetët në politika kaq të rëndësishme, kur është detyrë e ministrive.

Braçe tha se ligji duhet të kalonte në konsultim fillimisht.

Ndryshimet e reja në ligjin për privatizimin, u propozuan fillimisht nga deputeti socialist Eduart Shalsi dhe u miratuan në komisionin e Ekonomisë pa kaluar më parë në konsultimin publik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë