Pas kërkesës së FSHF që ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë të luhej me tifozë në “Air Albania”, ka ardhur edhe përgjigjja nga Ministria e Shëndetësisë.
“Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nuk e miraton kërkesën tuaj”, shkruhet mes të tjerash në përgjigjen që i është dërguar FSHF-së.

Në stadiumet tona vazhdojnë të mungojnë tifozët, madje kohët e fundit është bërë problem abuzimi me numrin e personave që mbushin tribunat VIP. Tifozët KuqeZi dhe FSHF kërkuan me një komunikatë që organet kompetente në vendin tonë të veprojnë sipas rregullave të UEFA-s, duke sjellë në vëmendje edhe vende që kanë një problematikë më të madhe me pandeminë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




