Ngjarje

65 vjet nga nga vdekja e dyshimtë e shkrimtarit dhe filozofit francez Albert Kamy

Më 4 janar 1960, bota humbi një nga shkrimtarët  më me peshë të shekullit 20-të.  Albert Kamy, shkrimtari 46-vjeçar i romaneve “I huaji” dhe “Murtaja”, dhe fitues më i ri në moshë i Çmimit Nobel në Letërsi, kishte hipur në sediljen e pasagjerit të një automjeti tip ‘FacelVega’ duke shkuar drejt Parisit, kur makina doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Kamy vdiq në vend,  ndërsa shoferi që ishte dhe botuesi i tij, Michel Gallimard , do të vdiste në spital disa ditë më vonë.

Albert Kamy dhe Michel Gallimard

Shkrimtari i absurdit njerëzor

Albert Kamy lindi në Mondovi të Algjerisë më 7 nëntor 1913. Vdiq në aksident rrugor në Villeblevin, afër Parisit, më 4 janar 1960. Ai ishte  romancier, eseist, dramaturg dhe filozof francez. Babai i tij ishte francez, ndërsa nëna spanjolle. U shkollua në Algjeri. Ishte agjent tregtar, meteorolog, nëpunës në një agjenci anijesh si dhe nëpunës në prefekturë. Si nxënës gjimnazi, sensibiliteti i tij përshkohej nga tre pasione të mëdha: nga letërsia, nga teatri (ishte dramaturg, regjisor dhe aktor), si dhe nga sporti, e sidomos futbolli. Gjatë gjithë jetës së tij, më së miri ndjehej në shoqërinë e aktorëve dhe të sportistëve. Teatri për të ishte një shkollë e pazëvendësueshme e moralit ekipor apo kolektiv dhe kundërpeshë e vetmisë gjatë të shkruarit. Kamy i takon filozofisë së ekzistencializmit.

Pikëpamjet e veta filozofike Kamy i paraqiti në veprat “Miti i Sizifit” dhe “Njeriu i revoltuar”. Tezat e përgjithshme të tij realizohen edhe në një varg romanesh, në radhë të parë tek “I huaji” (L’Étranger, 1942) dhe te “Murtaja” (La Peste, 1947) si dhe në esenë “Vera” (L’Été, 1954).

Filozofia e Kamysë, krejt asaj që e quan “absurde”, ia kundërvë përvojën e revoltës, si i vetmi kuptim i absurdit. Sipas tij, “historinë e çojnë përpara pikërisht ata të cilët në çastin e duhur, dinë të protestojnë kundër saj”. Kjo nënkupton “tensionin e pandërprerë dhe qetësinë e tkurrur për të cilën flet poeti”. Mirëpo, jeta e vërtetë ndodhet pikërisht te thelbi i ndarjes së njeriut më dysh. Revolta vazhdimisht përplaset me të keqen, ndërsa arti dhe revolta do të vdesin vetëm kur të vdes njeriu i fundit. Madje, thelbi i artit qëndron në revoltë, për arsye se arti gjithmonë është protestë ndaj realitetit, flakërim ndaj ekzistencës. Përballë të menduarit, vepra artistike, në sferën e shqisave ruan absurden. Njeriu që na mësoi se si të përballemi me një botë absurde, kishte vdekur nga një vdekje absurde. Romani i tij ëmblëmatik mbetet “ I huaji” i botuar në vitin 1942.

Një aksident i dyshimtë

Shkrimtari italian Xhovani Kateli, mendon se ajo ngjarje nuk ishte aspak e rastësishme. Në librin e tij “Vdekja e Kamysë”, botuar për herë të parë në vitin 2013, zoti Kateli prezanton teorinë e tij se aksidenti rrugor ishte një vrasje politike e organizuar nga KGB-ja sovjetike. Kamy, vëren Kateli, kishte artikuluar disa kritika të ashpra kundër Bashkimit Sovjetik në prag të pushtimit të Hungarisë në vitin 1956. Por libri i tij ofron një dritare të qartë dhe të dobishme mbi vështirësitë që e detyruan të përballen shkrimtarët politikë gjatë Luftës së Ftohtë. Zabrana (1931-1984) është thelbësor në narrativën e Katelit. Një poet dhe përkthyes, prindërit e të cilit u persekutuan nga regjimi komunist i Çekosllovakisë. Ai përktheu në gjuhën çeke romanin “Doktor Zhivago” të Pasternak. Kateli pati shansin të gjejë ditarët e Zabrana të botuara pas vdekjes në një librari në Pragë, dhe të citojë një pasazh të shkruar në vitin 1980, i cili thotë:“Dëgjova diçka shumë të çuditshme nga një njeri i zgjuar dhe me shumë lidhje. Ai thotë se aksidenti me makinë që vrau Kamynë më 1960, u orkestruar nga shërbimi sekret sovjetik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë