Nga Gazeta ‘SI’- Një 62-vjeçar me iniciale A.P ka tentuar të përdhunojë një të moshuar në fshatin Psar të Ersekës.
Sipas Policisë, ai i ka thyer 75-vjeçares xhamin e dritares së banesës dhe pasi ka hyrë në banesë ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.
Raportohet se autori i dyshuar dhe 75-vjeçarja, H. P janë të afërm me njëri-tjetrin. 62-vjeçari është arrestuar në flagrancë nga uniformat blu.
“Komisariati i Policisë Kolonjë arrestoi në flagrancë shtetasin A. P. 62 vjeç, banus në fshatin Psar, Ersekë. Ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë”, njoftoi policia
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.