Gjatë 24 orëve të fundit, 6 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit të Covid-19. Mjekja Genta Qirijako, bëri me dije se pacientët që ndërruan jetë ishin një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.
Më tej mjekja deklaroi se janë shtuar edhe 67 të infektuar.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve vijon: 56 raste në Tiranë, 8 në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Sarandë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë,” theskoi Qirijako.
Mjekja i drejtohet qytetarëve dhe bizneseve të ruajnë higjienën personale dhe të mos anashkalojnë asnjë shenjë të sëmundjes.
Qirijako theksoi përsëri se nëse keni shenja të sëmundjes duhet të kontaktoni patjetër në numrin 127, në të kundërt të telefonojmë në numrin 0800 40 40 për këshillim psikologjik.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 992
Durrës 213
Shkodër 195
Vlorë 97
Lezhë 83
Korçë 65
Fier 58
Elbasan 51
Kukës 42
Berat 31
Dibër 20
Gjirokastër 19
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




