Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar një numër të ulët vdekjesh në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave kanë ndërruar jetë 6 pacientë, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetare nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetare nga Tropoja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 37-83 vjeç.
Gjithashtu, janë kryer 2210 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 503 qytetarë.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
169 raste në Tiranë, 27 në Shkodër, 26 në Vlorë, nga 23 raste në Durrës, Sarandë, 20 në Fier, 18 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Lushnje, 14 në Kukës, 13 në Kavajë, 12 në Elbasan, nga 10 raste në Krujë, Peqin, nga 9 raste në Korçë, Berat, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Gjirokastër, nga 6 raste në Tropojë, Delvinë, nga 5 raste në Has, Dibër, Skrapar, nga 4 raste në Rrogozhinë, Gramsh, Shijak, Kuçovë, Maliq, nga 3 raste në Mat, Klos, nga 2 raste në Devoll, Librazhd, Kamëz, Përmet, Cerrik, Dropull, nga 1 rast në Pukë, Pogradec, Tepelenë, Ura Vajgurore, Fushe Arrëz, Kolonjë, Patos, Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,799 që nga fillimi i epidemisë,” thuhet më tej në njoftim.
Ndërkaq numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm.Ministria ka njoftuar se aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13000
Fier 1607
Shkodër 1309
Durrës 1274
Vlorë 1077
Korçë 1008
Elbasan 906
Berat 883
Lezhë 875
Gjirokastër 527
Kukës 502
Dibër 433
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




