Policia e Durrësit ka vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasit maroken: Y. K., 30 vjeç, J. K., 29 vjeç dhe H. H., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 03.12.2020, në lagjen nr.13, Plazh, kanë goditur me mjete të mprehta, shtetasin maroken A. A., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu janë vënë në pranga dy persona për dhunë në familje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit: M. P., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. S. P., 47 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij”, vijon njoftimi.
Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. I., 62 vjeç, banues në Fllak, Durrës, pasi tek vendi i quajtur “Kryqëzimi Fllakës”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




