Futboll

6 Qershor 2023 – 6 Qershor 2025: Shkëlqimi dhe rënia e Ange Postecoglou

Ekzaktësisht dy vite pas emërimit në krye të “gjelave”, Tottenham Hotspur shkarkoi trainerin Posteglou. Vendim i marrë jo shumë larg nga trofeu i parë pas 18 viteve në Angli dhe 41 viteve në Evropë. Të fitonte UEFA Europa League, nuk mjaftoi që Ange të vazhdonte punën e tij në Veriun e Londrës. Më poshtë analizojmë arësyet Pro dhe Kundra australianit…

Arësyet për të mos e shkarkuar Postecoglou
Numrat nuk janë bindës, por trofeu në “Europa League” sigurisht që është i tillë. Ky është udhëkryqi i argumenteve pro dhe kundër Postecoglou në krye: ai udhëhoqi Tottenham në trofeun e parë në 17 vite dhe të parin trofe në Evropë në 41 vite. Kundër çdo parashikimi, ai provoi se ky klub (Tottenham), për shumë kohë i nënvlerësuar mund të jetë i suksesshëm. Dhe si ja doli madje, pas premtimit të Shtatorit se “Unë fitoj gjithmonë në vitin e dytë në krye të skuadrave”. 

Arësyet për ta shkarkuar Postecoglou 
Për ta larguar Postecoglou ka elementë që tregojnë se me të në drejtim skuadra ka bërë prapa. Ka pak evidenca që ai është i aftë të  rindërtojë një Tottenham konkurues – ashtu si klubi bënte në mënyrë të vazhdueshme nën drejtimin e Mauricio Pochettino’s – në vendet e para të Premier League. Futbolli i tij ka qënë i suksesshëm në Australi, Japoni dhe Skoci por jo në nivelin më të lartë në Angli. Tottenham shënoi 64 gola në Premier League këtë sezon, aq sa Chelsea i vendit të 4 dhe më shumë së 12 skuadra të tjera – por kanë pësuar raste dhe gola si pakkush tjetër. Vetëm 3 skuadra që u kthyen në Championship dhe Wolves pësuan më shumë gola në Premier League se Tottenham (63). Bazuar në paraqitjen e mbrojtjes, skuadra e meritoi plotësisht vendin e 17.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë