Taksa

6 kompanitë më të mëdha të teknologjisë nën akuzë për fryrje të taksave në 100 mld $

Gjigandët amerikanë të teknologjisë të njohur si “Silicon Six” janë akuzuar për fryrje të taksave të tyre me 100 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të fundit.

Rishi Sunak, përgjegjësi i thesarit në Mbretërinë e Bashkuar dha idenë e një takse të diferencuar për gjigandët e teknologjisë në samitin e G7 për taksën globale. Një raport nga Fondacioni i Ndershmërisë së Taksave,  u përmendën kompanitë si Amazon, Google, Facebook, Netflix, Microsoft, Apple, Alphabet.

Aty thuhej, se këto kompani kanë paguar 100 miliardë dollarë më pak nga se kanë deklaruar gjatë viteve 2011- 2020.

Të gjashta kompanitë kanë i kanë dorëzuar 149 miliardë dollarë më pak autoriteteve tatimore.

Sipas tyre, gjatë 10 viteve të fundit ata kanë paguar 219 miliardë dollarë, 3.6% të të ardhurave të tyre totale prej më shumë se 6.000 trilion dollarë. Taksa për të ardhurat paguhet për fitimet, por studiuesit thonë se këto kompani i kalojnë të ardhurat në juridiksione me taksë të ulët për të paguar më pak.

Sipas raporteve të kompanive, Amazon ka patur të ardhura vjetore në shifrën e 1.600 trilionë dollarëve, ka deklaruar vetëm 60.5 miliardë dollarë dhe ka paguar vetëm 5.9 miliardë dollarë, kur duhet të paguante mbi 10 miliardë dollarë. Në ivel takse, ka paguar vetëm 9.8%, një përqindje shumë e vogël për “Silicon Six”.

Përfaqësuesit e Amazon kanë thënë se këto shifra janë të llogaritura keq.

Facebook ka paguar vetëm 16.8 miliardë dollarë taksa, ndonëse ka fituar 133 miliardë dollarë dhe ka nxjerrë të ardhura në shifrën e 328 miliardëve. Taksa e paguar vlerësohet në 12.7%, e dyta më e ulëta pas Amazon.

Përfaqësuesi i Facebook reagoi duke thënë  se kompanitë paguajnë për fitimin dhe jo për të ardhurat

Kompanitë e Apple, Netflix, Microsoft, Alphabet nuk kanë dhënë asnjë deklaratë.

Burimi: The Guardian  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë