Ne rrjet

6 deputetë shqiptarë në Parlamentin e ri të Malit të Zi

Lëvizja Evropa Tani (PES) e Malit të Zi fitoi 25.5% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit (23 mandate), sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CEMI).

Partia pro-evropiane Demokratike e Socialistëve (DPS), e cila udhëhoqi Malin e Zi midis viteve 1990 dhe 2020, doli e dyta me 23.8% të votave (22 mandate).

Aleanca konservatore për të Ardhmen e Malit të Zi, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, fitoi 14.7% (13 mandate).

Sondazhet para votimeve ishin të përafërta me rezultatet preliminare.

Sipas CEMI-t, një koalicion tjetër pro-BE-së që përfshin Partinë Demokratike dhe Lëvizjen URA të kryeministrit në largim, Dritan Abazoviq, doli në vendin e katërt me 12.3% të votave (11 mandate).

Millojko Spajiq, lider i listës së Lëvizjes Evropa Tani (PES), në fjalimin e tij të parë paszgjedhor deklaroi se ishte një fitore e madhe për partinë e tij, e cila nga një parti joparlamentare, u shndërrua në partinë më të madhe në Mal të Zi, për më pak se një vit. Ai theksoi se në të ardhmen nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare Ura të Dritan Abazoviq.

“Ne presim që qeveria të formohet sa më shpejt, do të flasim me të gjithë ata që ndajnë vlera si tonat. Ne do të formojmë një qeveri të re pro-evropiane”, tha Spajiq.

Për 81 ulëset e Parlamentit të Malit të Zi garuan 15 parti dhe koalicione. Të drejtë vote kishin 542.468 qytetarë.

Sipas të dhënave të para, në këto zgjedhje votuan rreth 56 për qind e votueseve me të drejtë vote. Sipas Qendrës për Tranzicion Demokratik në Mal të Zi, shifra paraqet rënie të numrit të votuesve për 20 për qind, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme parlamentare të vitit 2020.

Në bazë të rezultateve paraprake, tashmë dihen edhe emrat e deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi. Këto janë rezultate paraprake dhe se ndryshimet janë të mundshme derisa të përcaktohen rezultatet përfundimtare.

Genci Ninambegu do të jetë përfaqësues i Aleancës Shqiptare, ndërsa Forumi Shqiptar do të përfaqësohet nga Nik Gjeloshaj dhe Nikola Camaj.

Në parlament do të shkojnë edhe tre shqiptarë të tjerë. Mehmet Zenka dhe Drita Lola përfaqësojnë partinë e ish-presidentit, Milo Gjukanoviç ndërsa përkrah tyre do të jetë edhe shqiptari tjetër, Dritan Abazoviç, koalicioni i të cilit siguroi 11 deputetë.

Demokratët dhe URA:

Aleksa Beçiç, Dritan Abazoviç, Momo Koprivica, Zdenka Popoviç, Miloš Konatar, Boris Bogdanoviç, Dragan Krapović, Ana Novaković Đurović, Vladimir Martinović, Stevan Katić dhe Filip Adžić.

Deputetët e lëvizjes “Evropa Tani”:

Milojko Spajić, Filip Ivanović, Maida Gorčević, Andrej Milović, Anđela Jakšić Stojanović, Boris Pejović, Vasilije Čarapić, Srđan Pavićević, Vladimir Dobričanin, Seid Hadžić, Jelena Nedović, Tihomir Dragaš, Filip Radulović, Mirko Đukić, Naida Nišić, Vojislav Šimun, Uglješa Urošević, Dražen Petrić, Radinka Ćinćur, Jovan Subotić, Miodrag Laković, Miloš Pižurica i Jevrosima Pejović.

Nga radhët e koalicionit “Së bashku”:

Danijel Zhivković, Nikola Janović, Nermin Abdić, Drita Lola, Boris Mugosha, Dushan Raičević, Oskar Huter, Aleksandra Vuković, Kučučkov, Jevto Eraković, Abaz Dizdarević, Sonja Milatović, Branislav Nenezić, Mehmed Zenka, Nikola Milović, Zoja Bojanić Lalović, Andrija Nikolić, Nikola Rakočević, Mihailo Andušić, Aleksandra Despotović dhe Nihad Canović.

Për të ardhmen e Malit të Zi:

Milan Knežević, Andrija Mandić, Simonida Kordić, Marko Kovačević, Maja Vukićević, Slaven Radunović,  Vesko Delić, Milun Zogović, Milutin Đukanović, Milan Lekić, Vladislav Bojović, Jelena Božović dhe Jovan Jole Vučurović.

Deputetët e Partisë Boshnjake:

Ervin Ibrahimoviç, Amer Smailoviç, Kenana Strujiq Harbiç, Damir Gutiç, Admir Adroviç dhe Mirsad Nurkoviç.

Deputetet e SNP-së dhe DEMOS-it:

Vladimir Jokoviç dhe Dragoslav Shqekiç.

Deputet i HGI:

Adrijan Vuksanoviç


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë