Ka ndodhur

590 raste të reja dhe 14 humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 590 raste të reja nga 2994 testime që janë bërë dhe 14 humbje jete. Ministria e Shendetësisë njofton se për të dytën ditë radhazi janë shënuar më shumë të shëruar sesa të infektuar, me 710 të rikuperuar. Pozitiviteti i rasteve të reja me Covid-19 në përpjestim me testimet është 19.7%

Qytetarët që kanë humbur betejën me COVID-19 janë: 6 nga Tirana,  1 nga Durrësi, 1 nga Fieri, 1 nga Kuçova, 1 nga Berati, 1 nga Kruja, 1 nga Saranda, 1 nga Shkodra, 1 nga Elbasani, të moshave 57- 84 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 406 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 710 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,264 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 182 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër,  24 raste në Elbasan, Pogradec, 22 raste në Durrës, 19 raste në Korçë, 17 raste në Tepelenë, 16 raste në Berat, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Mirditë, 12 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastër, Gjirokastër, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Devoll, Librazhd, 7 raste në Kukës, Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Kavaja, Sarandë, Vau i Dejës, Vorë, 4 raste në Pukë, Tropojë, Fushë- Arrëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Lezhë, Rrogozhinë, Mat, 2 raste në Krujë, Has, Përmet, Delvinë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Peqin, Shijak, Skrapar, Maliq, Patos, 1 rast në Roskovec, Kolonjë, Poliçan, Dropull.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë