Ka ndodhur

522 mijë euro nga Bari në Durrës, Policia arreston pronarin e autobusit dhe dy ndihmësit

Policia e shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Eurot”, ku janë sekuestruar 522 mijë euro në portin e Durrësit të futura në qese.

Paratë janë kapur nga kontrolli i specializuar i Task Forcës së Policisë të futura në tavanin e një autobusi, pasi u tentua që t’i kalonin të padeklaruara.

Pas verifikimeve të bëra, policia arrestoi shoferin e autobusit, shtetasin E.Ç. 32 vjeç si dhe dy ndihmësit e tij, D.K. 36-vjeç dhe A.C. 32 vjeç.

Paratë ishin të vendosura në 6 qese plastike. Krahas tyre efektivët zbuluan edhe sasi mallrash si kafe, cigare, pije alkoolike, ilaçe dhe elektroshtëpiake të cilat nuk ishin të deklaruara.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë