Ushqim

50 restorantet më të mirë në botë për vitin 2023

Kryeqyteti i Perusë, Lima pati një paraqitje të jashtëzakonshme të martën në çmimet e 50 restoranteve më të mira në botë, duke marrë titullin si qyteti me restorantin më të mirë dhe duke fituar më shumë vende në 50 restorantet më të mira.

Katër restorante nga Lima janë renditur në listën e 50 më të mirëve: Central në vend të parë, Maido në vend të 6, në numrin 6, Kjolle në vendin e 28 dhe Mayta në vendin e 47. Kjolle është restorant i ri në top 50 këtë vit.

Central prej 15 vitesh ofron menu të shkëlqyera me përbërës peruan dhe është restoranti i parë i Amerikës së Jugut që fiton çmimin si më i miri në botë.

Çmimet, një ngjarje e konsideruar si ‘Oscars’ i restoranteve, u shpallën të martën në mbrëmje në Valencia.

Spanja kishte 6 restorante pjesë të listës, duke përfshirë restorantin nr. 2 në botë, Disfrutar në Barcelonë. Spanja gjithashtu mori vendin e 3 dhe 4 me Diverxo në Madrid dhe Asador Etxebarri në Atxondo.

Italia dhe Franca gjithashtu kishin disa restorante, 5 Italia dhe 4 Franca. Në Angli, Londra fitoi tre vende.

Në Azi, qyteti për t’u parë është Bangkok, ku dy restorante u shfaqën në listë për herë të parë, Le Du në vendin e 15 dhe Gaggan Anand në të 17.

Nga Shtetet e Bashkuara, dy restorante të Nju Jorkut hynë në top 50. Atomix u zhvendos në vendin e 8 nga vendi i 33 i vitit të kaluar, I preferuari prej kohësh, Le Bernardin, i drejtuar nga shefi i kuzhinës Éric Ripert, u rendit në 44.

Top 50 i këtij viti përfshin restorante nga 24 vende në pesë kontinente, me 12 restorante që hyjnë në listë për herë të parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë