Nga Gazeta Si- 1 në 10 njerëz është i pasigurt nëse ka prej kohësh Covid-19, që ekspertët e kanë quajtur Covid të gjatë.
Në një studim me më shumë se 750 mijë njerëz, të publikuar në revistën shkencore “Health Expectations” u zbulua gjithashtu se 1 në 20 njerëz ka Covid të gjatë, çka nënkupton se ka ende simptoma të virusit që mbylli gjithë botën 5 vite më parë.
Gjendja kronike post-virale përfshin simptoma të tilla si lodhje, marramendje, gulçim dhe dhimbje muskulore.
Ata që vuajnë nga këto simptoma kanë thënë se kjo u ka ndikuar edhe në jetën e tyre, duke i penguar të bëjnë një jetë normale.
Studimi zbuloi gjithashtu se ata që jetonin në zona të privuara kishin më shumë gjasa të kishin Covid të gjatë.
Ekspertët thonë se gjetjet e studimit janë në përputhje me vlerësimet e tjera të prevalencës dhe shtuan se mund të ketë shumë faktorë për të shpjeguar pse njerëzit nuk janë të sigurt nëse e kanë këtë gjendje.
“Nëse nuk ju thuhet se keni Covid të gjatë, pra nëse nuk keni një diagnozë klinike, atëherë ka të ngjarë të jeni të pasigurt nëse është i tillë”, thotë Nisreen Alëan, profesor i shëndetit publik në Universitetin e Southampton në Britani dhe një nga autorët e studimit.
Ai tha se personat që tregojnë se shëndeti i tyre u përkeqësua pas Covid-19 dhe që vazhdojnë prej atëherë të kenë simptoma, janë shumë të stigmatizuar dhe kjo mund ti pengojë të flasin apo të kërkojnë ndihmë tek mjekët.
Çfarë gjeti tjetër studimi?
Autorët zbuluan se prevalenca e Covid-it të gjatë u rrit ndjeshëm me privimin.
Disa grupe kishin më shumë gjasa të raportonin se kishin Covid të gjatë, duke përfshirë gra, homoseksualë, prindër ose kujdestarë si dhe njerëz që kishin sëmundje kronike.
Ndërkohë, të rinjtë, burrat, heteroseksualë dhe njerëzit me prejardhje Indiane, Bangladeshe, Kineze ose arabe, si dhe duhanpirësit e dikurshëm dhe aktualë, kishin më shumë gjasa të ishin të pasigurt nëse kishin Covid të gjatë, thanë autorët.
“Pesë vjet pas këtij diskutimi, nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme që të kemi vlerësime të qarta të ngarkesës së rasteve dhe barrës së pacientit për të mbështetur diskutimet mbi planifikimin e kujdesit shëndetësor dhe nevojat e kërkimit mjekësor,” thotë Danny Altmann, profesor i imunologjisë në Imperial College London.
Një studim i botuar në Nature Medicine në vitin 2024 vlerësoi se 400 milionë njerëz kanë Covid të gjatë në mbarë botën, me një ndikim ekonomik vjetor rreth 1 trilion dollarë.
Studiuesit thanë se gjetjet tregojnë nevojën për më shumë ndërgjegjësim për gjendjen midis njerëzve dhe punonjësve shëndetësorë, si dhe nevojën për shpërndarje më të mirë të diagnozës, trajtimit dhe mbështetjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.