Ka ndodhur

5 të dënuar për trafik droge duhet të përgjigjen para OFL

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Durrës, Skrapar dhe Berat, ku iu ka kërkuar 5 subjekteve që të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve.
Të dënuarit që duhet të përgjigjen para OFL janë:
Arben Lekli banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Viktor Lekli, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Çlirim Ymerali, banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Andrea Ajasllari, banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;
Andrea Shyti, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë