Ka ndodhur

5 të dënuar nga Elbasani duhet të përgjigjen para OFL

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar këtë të enjte 3 të dënuar në Elbasan dhe 2 në Peqin.

OFL thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e burimit të pasurisë së tyre këtyre të dënuarve:

Mustafa Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Dylaver Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Arsen Salla, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ervis Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Ardjan Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë