Çdo vit vjen me të papriturat e veta për tregjet financiare, por 2021 ka qenë një pako më vete. Cilat janë disa nga zhvillimet që surprizuan investitorët, kompanitë dhe analistët gjatë këtij viti dhe çdo të thotë për 2022-shin.
Ndërprerjet në rrjetin e shpërndarjes së mallrave (shipping)
Paul Samuelson, një ekonomist që kishte fituar çmimin Nobel, njëherë me shaka tha se stockmarket ka parashikuar 9 nga 5 recesionet e fundit. Problemet me transportimin nisën që në pandemi dhe u përkeqësuan këtë vit. Kjo solli rritje të kostove të kontejnerëve dhe mallrave.
Ndërprerjet në fabrikat dhe portet në Kinë dhe Azinë Juglindore, të nxitura nga përpjekjet e qeverive për të ndaluar përhapjen e Covid-19, nuk ndihmuan. Por pjesa më e madhe e trazirave mund t’i atribuohet kërkesës në rritje për produkte fizike: shpenzimet për mallra të qëndrueshme janë rritur me 34% që nga fillimi i vitit 2020, krahasuar me një rritje prej afërsisht 4% për shërbimet. Ndërsa pandemia zbehet, ky hendek duhet të ngushtohet. Por zinxhirët e furnizimit mund të mbeten të kufizuar për ca kohë në krahasim me normat e para-Covid.
Tregjet kineze u përmbysën
Rendi i vendosur në tregjet financiare kineze u përmbys përsëri këtë vit. Për pjesën më të madhe të dekadës, sektori teknologjik në Kinë ishte tërheqës dhe për investitorët e huaj, por goditjet e kompanive private atje nga qeveria kineze, ka ulur fitimet e tyre deri në 50%.
Evergrande, kompania më e madhe e pasurive të paluajtshme në Kinë, më në fund dështoi, përballë një përpjekjeje të qeverisë për të penguar huamarrjen nga zhvilluesit. Mënyra se si do të vazhdojnë fushatat rregullatore varet nga politika e errët e Kinës, e cila do të dominohet nga Kongresi i Partisë Komuniste në fund të vitit 2022. Por lëkundjet e sektorëve të teknologjisë dhe pronës e kanë bërë të qartë se performanca e investimeve në Kinë ka ende shpresë nëse humori i qeverisë ndryshon.
Çmenduria e të ardhurave
Analistët dhe investitorët prisnin një ringjallje të fitimeve në 2021 në fund të fundit, gjërat vështirë se mund të shkonin më keq se vitin e kaluar. Në fakt rezultoi më mirë nga se pritej. Të ardhurat e kompanive që tejkalojnë jo vetëm nivelet e tyre të vitit 2020, por edhe nivelet e tyre të 2019-ës.
Kjo i vendos bursat në një vend më të vështirë me fillimin e vitit 2022: një pjesë e rimëkëmbjes ekonomike që më parë pritej të ndodhte vitin e ardhshëm mund të ketë ndodhur tashmë. Analistët presin një rritje shumë më të heshtur të fitimeve të kompanive S&P 500.
Sektori publik vs sektorit privat
Për pjesën më të madhe të 2020-s, bankierët bënë thirrje se sa e vështirë ishte të operonin gjatë pandemisë. Por aktiviteti i tyre u rrit me 147 miliardë dollarë në këtë vit. Aktiviteti i tyre është ende i gjallë në mbyllje të vitit 2021.
Kjo rritje ngre disa dyshime se tregjet publike po zëvëndësohen në mënyrë të pashmangshme nga kapitali privat. Deri tani, 621 kompani janë bërë publike në mbarë botën.
Financa e gjelbër
Ekzekutivët dhe investitorët e etur për t’u dukur miqësorë me mjedisin kanë qenë ndonjëherë edhe objekt talljeje në vitet e fundit dhe financat e gjelbra në përgjithësi janë parë me skepticizmin. Por ky vit ka pasur zhvillime konkrete. Obligacionet e gjelbra të qeverisë kanë bllokuar tregun, me të paktën 20 vende që emetojnë një borxh të tillë këtë vit. Në mesin e tetorit, Bashkimi Europian emetoi obligacionin e tij të parë të gjelbër, duke shitur 12 miliardë euro për investitorët entuziastë.
Megjithatë, zhvillimet më interesante kanë ardhur nga sektori privat. Investimet në startup-et e teknologjisë klimatike arritën në 60 miliardë dollarë në gjysmën e parë të 2021, më shumë se trefishi në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ka pasur një rritje të madhe të interesit të investitorëve në firmat e automjeteve elektrike, nga Tesla tek CATL, prodhuesi kryesor në botë i baterive. Ndërkohë, në maj, ExxonMobil humbi një betejë kundër investitorëve aktivistë, të cilët votuan drejtorë më miqësorë me klimën në bordin e firmës së naftës. Dhe kompanitë kryesore të naftës janë ndër kompanitë që eksplorojnë teknologjitë e hidrogjenit.
Financat do të luftojnë të jenë vërtet të gjelbra pa një çmim të përhapur të karbonit. Por ky sektor po del nga viti 2021 me dukje më serioze.
Burimi: The Economist/ Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



