Ekonomi

5 pyetje për Bankën Qendrore Europiane

Banka Qendrore Europiane, do të mblidhet të enjten e 10 qershorit për ritmin e tregut të obligacioneve që u rrit vrullshëm gjatë muajit mars të vitit 2021, me qëllim shmangien e rritjes së kostos së huamarrjes.

Retorika “dredharake” e shumë politikbërësve sugjeron të mos ulet ritmi i blerjeve të obligacioneve nën 18.500 trilionë eurove. Gjithsesi, në një ekonomi që po rikuperohet dhe inflacioni po rritet, bankat qendrore marrin hapa paraprake për stimulim të ngadaltë.

Ja disa pyetje për BQE-në;

1-A do ta ngadalësojë BQE-ja ritmin e blerjes së obligacioneve?

Shumë analistë presin që Banka Europiane të ruajë të njëjtin temperament të shitjeve të obligacioneve. Por kjo mund të goditet nga rituali i përhershëm sezonal varur nga kushtet e tregut. Zakonisht tregu i titujve shtetërorë bie gjithmonë në muajin gusht.  Të tjerë nuk heqin mundësinë e një ngadalësimi të mundshëm të blerjes së tyre duke parë rimëkëmbjen ekonomike.

2-A do të diskutojë BQE-ja masën totale të Programit Për Ndihmë Emergjente gjatë Pandemisë (PEPP)?

PEPP është vendosur të zgjasë deri në marsin e vitit 2022 dhe vetë BQE ka thënë se nuk është e nevojshme të shpenzohen të gjitha 18.500 trilionë eurot.

Me forcimin e ekonomisë “grabitqarët” e Këshillit Drejtues të Bankës mund të përfitojnë dhe të thonë që nuk ka pse të përdoret i gjithë fondi, por duhet pyetur shefja Christine Lagarde.

Drejtuesi i Bankës Qendrore Holandeze tha se ekonomia europiane po rimëkëmbet më shpejt se sa pritej dhe vetë Lagarde tha se shtetet do të kenë mbështetje dhe për rezultatet pozitive.

3-A mund të largohet Banka nga mjetet e emergjencës?

Lagarde nuk dëshiron që të krijohet një ide sikur në BQE ka një debat, por bankat qendrore të tjera po largohen nga stimujt e emergjencës, ndërsa ajo europiane akoma.

Drejtori i Bankës Franceze tha se BQE mund të vazhdojë të punojë me fondin e përhershëm tani e jo më me atë emergjent.

4-Ku qëndron Banka Europiane me inflacionin?

Inflacioni i zonës së euros e kaloi objektivin afatgjatë prej 2% gjatë muajit maj dhe politikbërësit mund të jetojnë me çmime të larta tani për tani. Zyrtarët besojnë se stimuli për të rritur çmimet shpejt është i gabuar. Ka gjasa që BQE-ja të ndryshojë parashikimet e saj për inflacionin afatshkurtër.

Parashikimet për PBB-në do të japin përgjigje për efektet e stimulit monetar, sidomos ndihmës së dhënë nga administrata e Biden në SHBA.

5-A është Banka Europiane e shqetësuar për yield-et e bonove dhe të euros?

Gjatë muajit maj yield-et e obligacioneve dhe bonove u ulën, duke qetësuar Bankën Qendrore Europiane. Ekspertët presin të rikthehen kostot e larta të huamarrjes, por nuk pse të jetë alarmante nëse ekonomia jep prova për rezistencë.

Gjatë muaji mars, euro u rrit 1.6% kundrejt dollarit dhe kjo krijoi shqetësim për Bankën, por në nivelet që ndodhet euro tani nuk ka pse të shqetësohen më.

Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë