Nga Gazeta 'SI' - 5 për qind e shqiptarëve janë posedues të kriptomonedhave, tregon një raport i fundit i platformës STATISTA.
Shifrat tregojnë se mesatarisht, 1 në 19 shqiptarë kanë një kriptomonedhë në portofolin e tyre virtual.
Të matura sipas vlerës, përllogaritet se shqiptarët kanë kriptomonedha me vlerë totale, 1.2 mln dollarë.
LEXO EDHE:
- Indeksi i kriptomonedhave për 2023-shin, Shqipëria ngjitet me 12 pozicione
- Indeksi i kriptove, Shqipëria mbetet ndër vendet me vlerat më të larta kundrejt fuqisë blerëse
- Shqipëria ka rritjen më të lartë në Europë të transaksioneve kripto me anë të platformave të decentralizuara
Më herët, një tjetër raport tregonte po ashtu simpatinë që kanë shqiptarët ndaj kriptomonedhave. Chainalysis, në Indeksin e Kriptomonedhave 2023 raporton se pozicioni i Shqipërisë në listën e kriptove është përmirësuar me 12 pozicione në një vit.
Sipas pikëzimit, Shqipëria vlerësohet me 0.009 pikë, ku 1 është më e larta. Në rajon vendi jonë është i dyti, pas një diference të ngushtë me Serbinë që listohet e 66-a dhe vlerësohet me 0.012 pikë.
Shifrat gjithsesi kanë një marzh gabimi për shkak të mungesës së shifrave zyrtare në Shqipëri dhe mekanizmave matës.
Në fillim të vitit 2024, një raport i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, pranonte se në Shqipëri ka pasur disa raste të pastrimit të parave me anë të kriptomonedhave, duke konfirmuar kështu shqetësimet afatgjata të ekspertëve vendas dhe të huaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.