Politike

5 minuta seancë/ Parlamenti miraton kryesitë e komisioneve parlamentare, opozita nuk dorëzon emrat

Nga Gazeta ‘Si’- Vetëm 5 minuta ka zgjatur seanca e dytë parlamentare e kësaj të marte. Parlamenti, me prezencë vetëm të socialistëve, ka miratuar kryesitë me deputetët socialistë të komisioneve të përhershme parlamentare.

Me 77 vota pro dhe 1 kundër u votua përbërja e këtyre komisioneve vetëm me deputetët e mazhorancës.

Që do të thotë se u votuan vetëm kryetarët e PS që drejtojnë komisionet parlamentare, dhe nënkryetarët e PS në ato komisione që drejtohen nga opozita.

Më herët, u zbardhën emrat që PD ka caktuar për të drejtuar komisionet që i janë lënë në ngarkim, megjithatë këto emra nuk janë dorëzuar në Kuvend për miratim.

Kryetari Peleshi lexoi në seancë emrat e nënkryetarëve dhe sekretarëve të 4 komisioneve që do drejtohen nga opozita:

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – (Luciano Boçi); Nënrkryetare – Evis Kushi; Sekretare – Hatixhe Ekonomi

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – (Ina Zhupa); Nënkryetar – Erion Malaj; Sekretar – Arkend Balla

Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – (Jorida Tabaku); Nënkryetare – Iris Luarasi; Sekretar – Ardit Bido

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale (Bardh Spahia); Nënrkryetar – Eduard Shalsi; Sekretare – Enriketa Jaho

E pranishme në sallën e seancave plenare, nga Partia Demokratike ishte vetëm deputetja Jozefina Topalli, e cila dhe votoi kundër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë