Nga Gazeta ‘SI’ – Këshilli i Ministrave njofton se ka miratuar bonusin e fundvitit, për pensionistët dhe disa kategorive të tjera që marrin ndihmë financiare.
Nga e hëna e 4 dhjetorit, bashkë me pensionin, ata do të marrin dhe 5 mijë lekë të reja shtesë.
Sipas informacionit publikuar nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete, ky shpërblim mund të tërhiqet nga përfituesit edhe pas festave të fundvitit. Në total përfitojnë 700.000 pensionistë dhe fondi në dispozicion është 3.5 mld lekë.
Mete bën me dije gjithashtu se ky është bonusi i dytë që jepet brenda këtij viti, pas atij të akorduar në muajin prill, nga i cili do të përfitojnë rreth 700 mijë pensionistë, por edhe kategori të tjera, që përfitojnë trajtime financiare.
“Në tre vitet e fundit, për indeksimin e pensioneve janë alokuar 25 miliardë lekë, të cilat me buxhetin e parashikuar për vitin e ardhshëm arrijnë në afro 30 miliardë lekë dhe me efekt të përhershëm në buxhetin e shtetit”, shkruhet në njoftimin e ministrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




