Në kohën që një pjesë e banorëve të “5 Majit” protestonin para Ambasadës së SHBA, duke kërkuar mbështetjen e Yuri Kim në lidhje me padrejtësinë që pretendojnë se po u bëhet me pronat e tyre, Kryeministri Edi Rama komentonte në Facebook këtë çështje.
“Unë besoj se tek 5 maji të gjithëve u është dhënë haku që u takon dhe disave madje edhe më shumë se sa u takon, prandaj tani duhet vetëm durim dhe besim, sepse njësoj siç po ndodh me të tërë ata që po përfitojnë nga Rindërtimi, do të ndodhë edhe me ju atje”, deklaroi Rama, si përgjigje ndaj një komentuesi.
Komentuesi iu ankua Kryeministrit se nuk u është ofruar asnjë garanci se do të dëmshpërblehen për pronat e tyre dhe kërkon nga kreu i Qeverisë që t’i dëgjojë.
“Besoj se po të dëgjosh një përfaqësi të banorëve (tipik sipas problematikave që janë) do e “detyroni” (me ligj, me vkm) të ndryshohen disa pika të kontratës (të përmirësohen, të qartësohen) dhe ju të bëni punën dhe ne banorët të jemi të qetë e të vazhdojmë jetën normalisht”, shkruan komentuesi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.