Gjermania vazhdon të mos ketë asnjë humbje në “2024/25 UEFA Nations League” ku e pret Portugalia në ½ finale. Në vazhdim do të shohim disa arësye se pse banda e Julian Nagelsmann nuk do të ndalet nga luzitanët…
1) Të magjepsur nga Nagelsmann
U desh pak kohë por ashtu si çdo gjë e mirë, një vit pas fillimit Epoka e Nagelsmann duket në rrugën e mbarë në Kombëtaren gjermane. Dy humbje dhe një barazim në 4 ndeshje e para krijuan një dyshim të parë te Naglesmann por që prej asaj kohe 37 vjeçari ka treguar se ka trurin taktik dhe shpirtin motivues në ambjentin ndërkombëtar të trajningut. Energjia dhe shpirti i tij i pabesueshëm janë vlerësuar nga Presidenti i Federatës Gjermane Bernd Neuendorf dhe Nagelsmann është i motivuar maksimalisht për një trofe madhor pas titullin kampion në Bundesliga 2021/22.

2) Talente të shumtë në dispozicion
Sfidat e fundit të Naglesmann kanë ekspozuar një aset masiv – numrin e madhe të talenteve në dispozicion, të gatshëm për të spikatur në nivel ndërkombëtar. Deniz Undav, Oliver Baumann, Jamie Leëeling. Angelo Stiller, Aleksandar Pavlović dhe Tim Kleindienst bënë të mos ndihej mungesa e Leon Goretzka’s, Florian Wirtz dhe Kai Havertz. Një bonus më shumë për Nagelsmann në prag të “Final4”.

3) Xhevahirët në kurorë
Gjermania mund të jetë e kënaqur me kualitetet në çdo cep të fushës por mesfusha është qershia mbi tortë me Jamal Musiala-n dhe Florian Wirtz. Binomi i talenteve janë të papërmbajtshëm dhe japin shenja të një përmirësimi gjithnjë e më të madh. Prania e tyre në skuadër është një vlerë e shtuar për Gjermaninë e Nagelsmann.

4) Ndjesia pozitive e të luajturit në shtëpi
Gjermania ja doli që “Euro 2024” të shndërrohej në faktorin e të ndjerit mirë me përfaqësuesen. Shpresa e madhe ishtë që ky momentum të përsëriste vitin 2006 kur Gjermania u eleminua nga Italia në ½ finale apo dhe Euro 2008 kur eleminuan të kaltrit në rrugën drejt Finales. Kupa e Botës 2010 ishte në këtë llogjikë mgjs nuk prodhoi fitoren e madhe, atë që panzer-at e morën në Brazil 2014. Periudha 2016-2022 ishte e errët për Gjermaninë e cila shpreson të përjetojë gëzimin e fitores në UEFA Nations League këtë vit.

5) Saktësia e penalltive
Gjermania fitoi grupin me 4 fitore dhe 2 barazime përpara fitores në ndeshjen e parë dhe barazimit në të dytën ndaj Italisë në ¼ finale. Nëse ndeshjet në “Final4” do të shkojnë tek 11 metërshat, historia tregon se Gjermania është në gjëndje të ruajë qetësinë në momente presioni. “Die Nationalelf” ka fituar 6 ndeshjet e saj që kërkuan serinë e penalltive, prej vitit 1976…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.