Bayern
1) Në prag të Lavdisë – 6 ndeshje nga fundi i sezonit, bavarezët janë pranë rikthimit të titullit në Mynih.
2) Gola pa ndalim – Bayern ka shënuar 81 gola pas 28 ndeshjeve për një mesatare prej 2.89 golash për çdo 90 minuta.
3) Shtëpi e ëmbla shtëpi – Bayern ka marrë 37 nga 42 pikët e mundshme në shtëpi pas 12 fitoresh, 1 barazimi dhe 1 humbje në “Allianz Arena” për një golevarazh 46-14.

4) Historia na mëson – Në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, Bayern ka fituar 7. Nëse shohim 15 ndeshjet e fundit, Bayern ka fituar 11.
5) Opsionet për formacionin – Pavarësisht dëmtimeve të Neuer, Davies, Upamecano, Coman dhe Musiala, Kompany ka sërish disa zgjedhje për 11 titullarët.

Dortmund
1) Akulli u thye – “Der Klassiker” nënkupton shpresë pas zhgënjimeve që Dortmund pësoi gjatë 11 ndeshjeve pa fitore mes 2019 dhe 2023. Por në dy ndeshjet e fundit, verdhezinjtë morën 4 pikë.
2) Kape rastin – Dortmund ka nevojë për “Der Klassiker” pasi sa më i fortë kundërshtari, aq më mirë tenton të paraqitet Borussia.
3) Kovač mundet – Traineri i Dortmund njihet si një mjeshtër i taktikës dhe përballë Vincent Kompany në të parën “Der Klassiker” si trainer i Dortmund mund ta rihapë sezonin.

4) Gjithçka për tu luajtur – Verdhezinjtë nuk janë ende në zonën Champions dhe kanë 6 beteja deri në fund për të paktën një vend në Evropë.
5) Kujdes Champions League – “Der Klassiker” zhvillohet mes dy ndeshjeve ¼ finale në Champions League ku Inter dhe Barcelona janë skuadrat me të cilat ndeshen Bayern dhe Dortmund, respektivisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.