Ka ndodhur

48-vjeçari kapet me doza kanabisi, i fshihte në një tunel pranë pallatit

Një 48-vjeçar nga Kuçova, i identifikuar si A.Xh., është arrestuar pasi gjatë kontrollit, ai u kap me doza kanabisi të gatshme për shitje.

Hetimet çuan më pas në zbulimin e një tuneli pranë një pallati në rrugën “Dalip Zavalani”, ku u gjetën doza të tjera të lëndës narkotike, të cilat dyshohet se ishin fshehur nga ky person.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë