Sociale

47 raste të reja me Covid në Shqipëri. Pozitiviteti 5.5%

Nga Gazeta 'SI' - Në 24 orët e fundit në vendin tonë, janë shënuar 47 raste të reja me Covid19 dhe nuk është raportuar asnjë viktimë.

Nga 852 testime të kryera në total, pozitiviteti i infektimeve rezulton 5.5%. Aktualisht në të gjithë vendin janë 398 qytetarë aktivë me koronavirus.

Situata në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 852 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 47 qytetarë, në këto bashki:

27 në Tiranë, 7 në Sarandë , 5 në Shkodër, 3 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Durrës, Mat, Mallakastër, Elbasan, Gramsh.

Janë 398 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 81 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,204 që nga fillimi i epidemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë