Një shqiptar është arrestuar në Athinë nga policia greke pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine.
I arrestuari është Leka Vaska 45 vjeç nga Fieri. Në banesën e tij, në një vend të krijuar posaçërisht në dhomën e kaldajës, u gjet e fshehur një sasi prej 45 kg kokainë.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 36 pako që kishin logo të ndryshme.
Po ashtu, 45-vjeçarit shqiptar iu sekuestruan edhe një kallashnikov, një pistoletë me 2 karikatorë dhe 149 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Leka Vaska mbahej nën vëzhgim nga agjentët anti-drogë të policisë greke. Ai ishte pjesë e një rrjeti që shpërndante kokainë në zonën e Atikës në Athinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




