Financa Personale

45% e grave në Shqipëri jashtë tregut të punës për shkak të angazhimit në familje

Nga Gazeta ‘SI’ – Pothuajse 45% e grave shqiptare që janë jo-aktive në punë, nuk punojnë për arsye familjare dhe personale.

13% e tyre janë jashtë tregut të punës, për shkak të përgjegjësive kujdestare që kanë mbi anëtarët e tjerë të familjes. Shifrat e bëra publike nga Organizata Botërore e Punës i referohen vitit 2022 dhe nga viti 2018 është reduktuar me 3 pikë përqindje.

Shqipëria rezulton një ndër vendet me normën më të vogël të këtij treguesi.

Por sipas raportit të Bankës Botërore, Shqipëria renditet si një ndër vendet me normën më të lartë të punës së papaguar për gratë. Një grua në Shqipëri punon pa pagesë mesatarisht 5.2 orë në ditë, krahasuar me burrat, që punojnë vetëm 0.8 orë.

Raporti thekson se ky fenomen prek gratë në moshën e tyre më të mirë, 25-54 vjeç, sidomos në vendet me të ardhura të mesme e të ulëta. Gratë me nivel edukimi të ulët kanë më shumë gjasa të përjashtohen nga tregu i punës. Pengesa është më e madhe tek gratë në zonat rurale, të cilat kanë edukim të ulët, dhe janë më të ekspozuara ndaj punësimit informal. Në të gjithë botë 708 milionë gra nuk punojnë për shkak se kujdesen për familjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë