Ne rrjet

Gabimi i Bidenit për Ukrainën po tregonte të vërtetën

Në jetë, disa të vërteta janë më mirë të lihen pa u thënë. Kjo  është e  vlefshme dyfish për diplomacinë e lartë , në të cilën një fjalë e zgjedhur mirë - ose një e zgjedhur keq - mund të bëjë dallimin midis paqes dhe luftës. Ndaj pati një tronditje të kuptueshme, në Uashington dhe në kryeqytetet evropiane, pas konferencës së shtypit të Presidentit Biden të mërkurën, në të cilën ai mendoi me zë të lartë se sa, ose aspak , Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të ndëshkonin një "inkursion të vogël" nga Rusia në Ukrainë. Më keq, ai e portretizoi këtë si një situatë në të cilën aleatët "do të  duhet të ta kishin të qartë se përse duhet të luftojnë ose jo. Zoti Biden u përpoq të sqaronte deklaratën e tij të enjten, duke thënë se "Rusia do të paguajë një çmim të rëndë" për "çdo" lëvizje ndërkufitare të trupave, por dëmi u bë.

E megjithatë, sado e pamenduar, vërejtja origjinale e zotit Biden ishte e bazuar në realitet: edhe pse presidenti rus Vladimir Putin grumbullon trupa në kufijtë e Ukrainës dhe kërcënon ta pushtojë atë , qeveritë evropiane mbeten të ndara se si të përgjigjen nëse ai e bën këtë. Ç'është më e rëndësishmja, nuk ka konsensus as për përmasat e agresionit të Rusisë nëse do të vendoseshin sanksione masive siç ka kërcënuar  Perëndimi , fakt ky i pranuar në thelb edhe nga zoti Biden.

Madje aleatët nuk janë të sinkronizuar as për sjelljet e  tyre individuale. Britania po furnizon Kievin me armë antitank, të shoqëruar nga këshilltarë ushtarakë. Uashingtoni dhe fqinjët e Ukrainës në Evropën Lindore janë në sinkronizim. Në të kundërt, Gjermania, thellësisht e konfliktuar për shkak të lidhjeve të saj me Rusinë përmes një tubacioni të madh të gazit natyror, ka penguar furnizimin me armë. Presidenti Emmanuel Macron i Francës turbulloi më tej ujërat diplomatike duke i thënë Parlamentit Evropian të mërkurën se evropianët duhet të "koordinojnë" me administratën Biden për politikën ndaj Rusisë, por gjithashtu "të zhvillojnë dialogun e tyre".

Rezultati është se zoti Putin ka arritur të ngjallë përçarje mes anëtarëve të NATO-s pa  shtënë me armë asnjë herë. Kjo vetëm mund ta tundojë atë të shohë se sa më shumë mund të korr me një sulm të vërtetë. Në një fjalim të enjten, Antony Blinken, sekretari i shtetit i zotit Biden, ripërqendroi vëmendjen te shkaku i vërtetë i kësaj krize – shkeljen e hapur të normave ndërkombëtare nga Rusia. Një nga një, z. Blinken shënoi marrëveshjet që datojnë që nga viti 1975 që Rusia kishte nënshkruar dhe me të cilat kërcënimet e saj aktuale ndaj Ukrainës janë krejtësisht të papajtueshme. Ai paralajmëroi për destabilizimin që mund të rrezatojë globalisht nëse zoti Putin vazhdon të ricaktojë kufijtë ndërkombëtarë me forcë. Përpara takimit të tij me ministrin e jashtëm të Rusisë të premten, z. Blinken tha se diplomacia ka ende një shans – por në zërin e tij kishte pesimizëm të justifikuar.

Po aq e rëndësishme sa ajo që tha zoti Blinken ishte se ku e tha: Në Berlin, kryeqyteti i demokracisë më të populluar, më të pasur dhe më me ndikim në Evropë, por që është duke u përpjekur njëkohësisht të marrë energjinë e saj nga Rusia dhe sigurinë e saj nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO.

 Ngjarjet po e bëjnë me shpejtësi pozicionin e Gjermanisë gjithnjë e më pak të qëndrueshëm. Sado me vonesë - dhe sado e ngathët - administrata Biden është përpjekur të mbledhë Perëndimin. Por në fund të ditës ë, Gjermania dhe vendet e tjera evropiane nuk mund të transferojnë të gjithë vullnetin politik tek Shtetet e Bashkuara. Ata duhet jenë furnizues të politikës së tyre.

Bordi Editorial i Washington Pos

thttps://www.washingtonpost.com/opinions/2022/01/20/bidens-misstep-ukraine-was-telling-truth/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë