Ka ndodhur

40-vjeçari lëviz me 83 kg kanabis në makinë, tenton t’i ikë policisë por e arrestojnë

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi po transportonte me makinën e tij një sasi prej 83 kg kanabis.

Ai ka tentuar t’i largohet policisë dhe sipas njoftimit të uniformave blu, policia e ka ndjekur të riun përgjatë Bypass-it të Fierit, por një tjetër makinë ka tentuar t’i presë rrugën efektivëve.

Shtetasi A.Xh. i cili lëvizte me Benz, ka bërë disa manovra të rrezikshme përgjatë autostradës duke rrezikuar përplasjen me makinën e policisë.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Sektorin Operacional në DVP Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier është finalizuar duke sekuestruar 83 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa ku kanë rënë në pranga 2 prej autorëve.

Në fshatin Zhavar, Fier, gjatë ndjekjes nga forcat e Policisë, automjeti tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i tij, shtetasi F. G., 40 vjeç, banues në Fier, ka braktisur automjetin por falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, u kap në tokat e këtij fshati dhe u arrestua në flagrancë nga Policia për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u kap edhe drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. Xh., 31 vjeç, banues në Fier, i cili u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Ford”, u gjetën dhe u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 2 automjetet, tip “Ford” dhe “Benz” dhe 3 aparate celulare.

Në vijim të veprimeve hetimore, rezultoi se në këtë veprimtari kriminale është i përfshirë edhe pronari i automjetit tip “Benz”, shtetasi S. L., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë