Sociale

40 pacientë në gjendje të rëndë/ 3 humbje jete dhe 467 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë të prekur nga Covid-19, dy qytetarë nga Durrësi 58 dhe 74, një qytetar nga Tirana 70 vjeç.

Janë kryer 2,592 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 467 qytetarë, në këto bashki: 168 në Tiranë, 36 në Selenicë, 20 në Krujë, 18 në Lushnje, 17 në Durrës, 15 në Vlorë, 14 në Kamëz, 13 në Elbasan, Gramsh, 12 në Berat, 11 në Fier, 10 në Korçë, 9 në Kurbin, Himarë, 8 në Shkodër, Kukës, Patos, Gjirokastër, 7 në Lezhë, Kuçovë, 6 në Mat, Sarandë, 5 në Vorë, Mallakastër, 4 në Dibër, 3 në Tropojë, Shijak, Bulqizë, 2 në Pukë, Mirditë, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Has, Përmet, Tepelenë, Dimal, Cërrik, Peqin.

"Janë 8,951 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 40 janë në gjendje më të rënduar," thuhet në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3,876
Durrës             941
Fier                  787
Shkodër          765
Vlorë               556
Elbasan           475
Berat               373
Lezhë              353
Korçë              235
Gjirokastër      223
Kukës              195
Dibër               172


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë