Politike

40 mijë zarfe votimi të Diasporës ende s’kanë mbërritur. Avioni i fundit në orën 17:00

Deri në orën 15:30 të ditës së sotme, numri i zarfeve të diasporës të mbërritura në Shqipëri ka arritur në 188.375 nga 227.097 të marra nga zgjedhësit në total.

Ndërkohë, rreth orës 17:00 të ditës së sotme pritet të mbërrijë edhe avioni i fundit me votën e diasporës, ku sipas Komisionerit Celibashi, do ta çojë numrin total të votave të diasporës në 200 mijë.

Prej datës 14 prill, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë gjithsej 245.935 zarfe në diasporë.

Janë rreth 18 mijë zarfe të pamarra nga Greqia dhe pothuajse 19 mijë të patërhequra nga Italia. 5 mijë janë të mbetura në Gjermani. 

Ndërkohë, mbi 2502 zarfe të konsideruara si të parregullta janë futur në një kuti të posaçme. Për shkak të problematikave me postën DHL, zarfe të parregullta janë ato të sjella dorazi nga emigrantët shqiptarë në KQZ, apo kur është paguar një postë tjetër për ta kthyer zarfin me fletën e votimit në Shqipëri. Këto zarfe do të vlerësohen sërish nga KQZ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë