Ngjarje

4 vatra aktive, vijojnë flakët në Elbasan, Finiq, Vaqarr dhe Has

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në vendin tonë, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive.

Një nga vatrat më problematike është në vendgrumbullimin e mbetjeve, në bashkinë Elbasan, ku edhe sot vijojnë flakët.

Aktive mbetet edhe vatra e zjarrit midis fshatit Grazhdan, dhe fshatit Malçan, bashkia Finiq.

Një tjetër vatër aktive është në Vaqarr, në një sipërfaqe me shkurre e ferra.

Aktive është edhe vatra e zjarrit në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj në Has, në një sipërfaqe me pyll pishe. Terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv.

Si pasojë e zjarreve të rëna kryesisht në sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte janë djegur rreth 6 hektarë me bimësi.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” për zjarret pothuajse në të gjitha qarqet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë