Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë të prekur nga Covid-19, një 57-vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana; një 68-vjeçar, një 80-vjeçar dhe 82-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkohë mjekja Marjeta Dervishi bëri me dije se janë shtuar dhe 155 raste të reja.
Mjekja shtoi se shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kuçovë, nga 4 raste në Korçë, Lushnjë, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë. Gjithashtu Dervishi theksoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3986, që nga fillimi i epidemisë.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 121 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes. Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes,” shtoi më tej mjekja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1959
Durrës 486
Shkodër 298
Fier 177
Lezhë 152
Korçë 146
Vlorë 146
Kukës 117
Elbasan 117
Berat 62
Gjirokastër 43
Dibër 40
COVID-19 – Statistika (20 gusht 2020)
Testime totale 53571
Raste pozitive 7967
Raste të shëruara 3986
Raste Aktive 3743
Humbje jete 238 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




