Procesi zgjedhor në Kosovë po vijon e qetë. KQZ njoftoi se deri në orën 11:00 kishin votuar 8 për qind e zgjedhësve. Pjesëmarrja më e madhe deri më tani është regjistruar në komunat me shumicë serbe.
Ndërkohë, policia njoftoi arrestimin e një personi në Suharekë me akuzën e pengimit të procesit zgjedhor.
Të shtunën katër persona u arrestuan në Kllokot me akuzën e shitblerjes së votave. Ata janë arrestuar me urdhër të prokurorisë, pasi dyshohet se kundrejt shumave të parave kanë tentuar të blejnë vota për njërin kandidat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




