“Dje në orën 17:00 ekipi i Torinos më në fund ka mbërritur në Lisbonë, pas një fluturimi mjaft të rrezikshëm, midis stuhive të erës dhe shiut”. Udhëtimi i fundit i Torinos së madh fillon kështu. Artikulli i shkruar nga i dërguari i posaçëm, Luigi Cavallero, për La Stampa më 2 maj 1949, njofton mbërritjen e torinezëve në Lisbonë, dhe zbulon frikën e ndjerë në atë udhëtim “të rrezikshëm”. Është fillimi i një fati të trishtuar që në
ato dy ditë do t’i ndjekë të gjithë protagonistët e atij udhëtimi, duke përfshirë edhe Cavalleron.

Torinezët ndodhen në Lisbonë, të ftuar nga Benfica, për të marrë pjesë në një miqësore në nder të Francisco Ferreira. Nuk është lamtumira e kapitenit të kombëtares portugeze, është thjesht një takim ndërkombëtar i nivelit të lartë, një mënyrë për torinezët për tu njohur me futbollin portugez në funksion të ndeshjes që do të kenë në Coppa Latina kundër Sporting Lisbonës. Kjo është një mënyrë për edhe të forcuar miqësinë mes presidentit të Torinos, Ferruccio Novo dhe të po të njëjtit Ferreira, një miqësi e lindur disa muaj më parë me rastin e ndeshjes Itali- Portugali të luajtur në Genoa. Edhe pse Novo në Lisbonë nuk ndodhej, sepse ishte i sëmurë me grip. Fakti është se ndeshja është një miqësore e vërtetë, ku mungon taktika, dhe me plot gola, aksione sulmuese dhe pritje të bukura. Fitues janë Portugezët me rezultatin 4-3. Vlen të theksohet një penallti për Torinon, të siguruar nga Valentino Mazzola dhe realizuar nga Romeo Menti. Një gol i padobishëm, por që do të mbetet i fundit.

Nuk mund ta dimë nëse udhëtimi i kthimit është aq i vështirë sa ai i mbërritjes. Dihet vetëm se pas mbërritjes në Torino, rreth datës 4 maj 1949, shiu, mjegulla dhe pamja shumë e dobët bënë që avioni Fiat G 212 me 31 persona në bord, mos të shmangin dot kodrën e Superga. Në një moment të vetëm vdesin Bacigalupo, vëllezërit Ballarin dhe Virgilio Maroso ;
Castigliano, Rigamonti dhe Grezar; Menti, Gabetto, Loiku, Mazzola dhe Ossola; Rezervat:Fadini, Bongiorni, Schubert, Operto, Grava dhe Martelli ; të dy trajnerët Erbstein dhe Livesley, masazhatori dhe tre menaxherët; Cavallero dhe dy kolegë të tjerë; katër burrat e ekuipazhit. Dhe në mesin e tyre piloti i parë, Pierluigi Meroni. Kanë kaluar vite dhe Torino nuk ka patur më një ekip që i përafrohet këtij ekipi që u shua.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




