Sociale

4 humbje jete dhe 984 raste të reja në 24 orë. Tirana me më shumë infektime

Katër pacientë kanë ndërruar jetë ndaj Covid-19 në 24 orët e fundit, një qytetar 62 vjeç nga Durrësi, një 64 vjeçar nga Lezha, një 69 vjeçar nga Tirana dhe një qytetar 72 vjeç nga Shkodra.
Ndërkohë janë kryer 6113 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 984 qytetarë, në këto bashki: 294 raste në Tiranë, 93 raste në Shkodër, 79 raste  në Durrës, 49 raste në Berat, 37 raste në Vlorë, 34 raste  në Lushnje, 31 raste në Lezhë, 26 raste në Krujë, 23 raste në Kurbin, 22 raste  në Sarandë, 21 raste Pogradec, Elbasan, 20 raste  në Fier, 18 raste në Korçë, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste  në Kamëz, Kavajë, 14 raste në Gjirokastër, 13 raste në Dibër, 9 raste Vau i Dejës, Rrogozhinë, Divajkë, 8 raste në Vorë, Kuçovë, 7 raste në Përmet, Gramsh, 6 raste në Kukës, Shijak, Tepelenë, Kolonjë, Peqin, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Himarë, Devoll, Dimal, Belsh, 3 raste në Fushë- Arrëz, Has, Bulqizë, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Mat, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Konispol, Skrapar, 1 rast në Pukë, Libohovë, Kelcyrë, Maliq, Cërrik, Librazhd.

"Aktualisht janë 11,628 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar," shpjegon ministria më tej në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4244
Shkodër          1927
Durrës             989
Vlorë               832
Fier                  819
Lezhë              766
Elbasan           602
Berat               424
Gjirokastër      308
Korçë               304
Kukës              234
Dibër                179


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë