Ka ndodhur

4 aksidente në pak orë, 1 i vdekur

Nga Gazeta Si- Katër aksidente janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në vendin tonë. Në Maliq një makinë ka përplasur një motomjet tjetër dhe si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i këtij të fundit, 73-vjeç.

“Pranë fshatit Zvirinë, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip “Nissan”, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedural”.

Ndërsa një tjetër aksident është regjistruar në vendin e quajtur “Llaman” në Himarë. Një mjet tip “Volksëagen” me drejtuese shtetasen angleze J. A., 44 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin austriak F. Ë., 31 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është plagosur në këmbë pasagjerja në motomjet, shtetase franceze P. V., 27 vjeçe, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në afërsi të qytetit të Pogradecit mësohet se një automjet është përplasur me trafikndarësen në afërsi të fshatit Lin.

Sakaq, raportohet se nuk ka të plagosur si pasojë e përplasjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Pak minuta më parë ka ndodhur një tjetër aksident parë në Qafë Thanë.

Një mjet është përplasur me një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit. Mësohet se i plagosuri është turist polak dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Përrenjasit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë