Gazeta Si – Episode të kësaj natyre janë bërë sistematike në vendin aziatik. Mund të jetë një strategji për të çuar në mbylljen e shkollave për femrat.
Në Iran, të paktën 35 studente janë çuar me urgjencë në spital, pasi janë helmuar nga gazi toksik në një shkollë në Pardis, një qytet afër Teheranit. Këto lloj ngjarjesh po bëhen të zakonshme në këtë vend. Muajt e kaluar ka ndodhur kështu në shkolla të qyteteve të tjera, si Qom, Ardebil, Boroujerd dhe Sari, përveçse në kryeqytet.
Video të ndryshme të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë autoambulancat që shkojnë në shkollën e lartë në Pardis për t’u dhënë ndihmë mjekësore të rejave.
Para këtij rasti, toksikime të studenteve ka pasur edhe në shkollat e larta në provincat e Lorestan dhe Boroujerd, ku javën e kaluar u regjistruan tre episode të ngjashme. Shkollat ku kanë ndodhur këto ngjarje më pas janë mbyllur.
Gjatë tre muajve të fundit qindra vajza që frekuentojnë shkolla të ndryshme në Iran janë helmuar nga një lloj tymi që dyshohet se shpërndahet në klasat e tyre. Funksionarët iranianë fillimisht i kanë injoruar këto incidente, ndërsa tani i përshkruajnë si sulme të qëllimshme që përfshijnë rreth 30 shkolla.
Ka një hipotezë, sipas së cilës mendohet se janë veprime të qëllimshme për të mbyllur shkollat për vajzat. Prokurori i përgjithshëm iranian ka urdhëruar një hetim për këtë çështje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



