Gazeta Si – Nuk është kursyer aspak Lionel Mesi për dhuratën e suksesit që e ka bërë më krenar se kurrë në karrierë, atë të Kupës së Botës në Katar. Kapiteni i Argjentinës, i zgjedhur lojtari më i mirë i Botërorit, u ka dhuruar shokëve të skuadrës dhe stafit 35 iPhone ari 24 karatësh.
Vlera totale e tyre ka shkuar në 210 mijë euro, sipas asaj që bën me dije ‘TNT Sports’. Në çdo telefon janë shënuar emri i lojtarit dhe numri që ai mban në fanellë.

Patjetër, nuk mund të mungonte logoja e Argjentinës (AFA, Asociación del Fútbol Argentino). Poshtës saj është shkruar: “World Cup Champions 2022”.
Mesi ka kontaktuar sipërmarrësin Ben Lyons, CEO i ‘iDesign Gold’, për të bërë këtë dhuratë speciale për shokët dhe stafin teknik. “Mesi më kontaktoi disa javë pas finales së Kupës së Botës, – ka thënë Lyons. – Ai është një nga klientët më të dhënë pas ‘iDesign Gold’.
Donte të bënte një dhuratë të veçantë për festimin e suksesit të madh në Katar. Nuk donte të dhuronte orët e zakonshme dhe atëherë i propozova iPhone ari me emrat e lojtarëve. Ideja i pëlqeu shumë dhe atë zgjodhi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




