Futboll

31 orë rrugë për Totenhemin, por ndeshja shtyhet. Kapiteni Kejn bën gjestin e madh

Një stuhi bore në Bërnli bëri që ndeshja me Totenhemin të shtyhej. Në ato kushte ishte e pamundur që kjo ndeshje të zhvillohej, edhe pse dy skuadrat ishin gati. Edhe tifozët u detyruan të kthehen në shtëpi, mes tyre edhe një çift fansash të Totenhemit, që kishin udhëtuar nga ShBA-të, saktësisht nga Dallasi.

Herri Kejn, kapiteni i Totenhemit. Gazeta Si, 29 nëntor 2021

Plot 31 orë udhëtim për dy të dashuruarit, që siç kanë shpjeguar vetë në rrjetet sociale, kishin mbërritur një ditë para për të bërë tifo për skuadrën londineze, por në fund u detyruan të ktheheshin në shtëpi. Një zhgënjim që nuk kaloi pa u vënë re nga kapiteni i Totenhemit, Herri Kejn. Sapo mësoi për këtë aventurë të pakëndshme, ai kontaktoi çiftin dhe e ftoi, me shpenzimet e tij kuptohet, për një ndeshje tjetër të Totenhemit.

Një gjest i bukur dhe një shkëmbim batutash në Tuiter, që menjëherë është bërë viral. Nëse do t’i lejojnë kushtet e motit, dy tifozët amerikanë do të kenë një mundësi të dytë për të parë skuadrën e zemrës në fushë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë