Taksa

31.8 mijë biznese të vogla u çregjistruan nga TVSH

31.821 biznese të vogla u çregjistruan nga sistemi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH). Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në Tiranë njoftoi se këto biznese u larguan në kuadër të ndryshimit në ligjin mbi kufirin minimal të të ardhurave të bizneseve, e cila më parë ishte 2 milionë lekë dhe tani shkoi në 10 milionë lekë.

Bizneset e vogla që vazhdojnë të qëndrojnë në tatimin mbi vlerë e shtuar janë 1,329. Fillimisht ishin 89,270 biznese të vogla pjesë e kësaj skeme. Tashmë vetëm 1.5% e bizneseve ekzistente vazhdojnë të qëndrojnë në sistemin e TVSH-së.

Gjatë vitit 2019 DPTT-ja informoi se të ardhurat nga bizneset e vogla ishin 27 milionë euro, ndërkohë që nuk është bërë publike shifra e vitit 2020.

Nga ky sistem kanë dalë dhe profesionet e lira me të ardhura vjetore deri në 10 milioë lekë si kontabilistët, audituesit, noterët etj. Pjesë e skemës së TVSH-së deri në 10 milionë lekë të qarkulluara futen dhe fermerët.

Nga 1 janari hyri në fuqi dhe ndryshimi i kufirit të tatimit mbi fitimin që shkoi në 14 milionë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë