Sociale

3000 gjoba dhe 74 patenta të pezulluara nga kontrollet e policisë rrugore brenda një dite

Gjatë 24 orëve të fundit Policia Rrugore ka pezulluar 74 patenta, ka vendosur 3037 gjoba dhe janë shoqëruar 11 shoferë.
Nga kontrollet intensive të Policisë, pjesa më e madhe e patentave të pezulluara ka ndodhur për kalim të normave të shpejtësisë së lejuar. Ndërsa pjesa tjetër për alkool dhe lëvizje me mjet të pa regjistruar.
Gjobat e vëna janë vënë në masë për kalim shpejtësie, mungesë e rripit të sigurimit, përdorim celulari etj.
Policia Rrugore do vijojë kontrollet intensive të pandërprera duke përdorur të gjitha mjetet logjistike që ka në dispozicion, për të monitoruar sjelljen e të gjithë përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes, për të edukuar dhe parandaluar aksidentet rrugore.

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë