Raporti i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit tregon se gjatë vitit 2020 janë vendosur 311 milionë lekë (2.5 milionë euro) gjoba dhe kamatëvonesa për shkelje. Nga këto janë arkëtuar vetëm 600 mijë lekë.
Në të njëjtin vit, janë prishur 487 objekte ndërtimi, prej të cilave 171 prishje të objekteve të kundërligjshme, 152 prishje të objekteve në kuadër të projekteve të rëndësishme infrastrukturore të qeverisë, si dhe 164 objekte të dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar.
Raporti tregon se gjatë vitit 2020, janë shembur gjithsej 164 objekte në Bashkitë: Tiranë, Vorë, Durrës, Shijak, Krujë, Kamëz, Kurbin.
Ky inspektorat ka në përgjegjësi edhe krimet mjedisore dhe gjatë 2020-s janë gjobitur 92 subjekte për kryerjen e aktivitetit të paligjshëm në dëm të mjedisit ku janë vendosur 88.2 milion lekë gjoba.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




