Nga Gazeta ‘SI’ – Shqiptarët kanë blerë më shumë automjete se shtetet e tjera të rajonit të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore.
Sipas matjeve nga Banka Botërore, Shqipëria regjistron 30 makina të reja për 1.000 banorë në vitin 2024, duke u dyfishuar nga viti 2016, kur ky tregues ishte 15. Në këtë drejtim, Shqipëria është duke iu afruar shumë pranë edhe Gjermanisë dhe duke lënë pas vendet e tjera fqinje.

BB tregon se ndonëse nafta dominon tregjet e makinave, ka një zëvendësim të shpejtë me mjetet hibride dhe ato plotësisht elektrike. Ky fenomen nuk është fort i përhapur në Shqipëri, ku edhe makinat e reja që futen në treg janë kryesisht me lëndë djegëse. Mjetet elektrike në Shqipëri po përqafohen me ritme të ngadalta ku shumica e atyre që qarkullojnë i përkasin shërbimit taksi.
Turqia është rasti i një shndërrimi të suksesshëm, ku mjetet elektrike zënë 45% të regjistrimeve të reja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



