Drejtësia

3 vakancat e mbetura në Kushtetuese, Gjykata e Lartë hap thirrjet për aplikim

Gjykata e Larta ka hapur procedurat për plotësimin me anëtarë të tre vakancave që i takojnë në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese.

Bëhet fjalë për zëvendësuesit e Vitore Tushës, aktualisht kryetare e Gjykatës Kushtetuese, por që i ka përfunduar mandati që në vitin 2017-të. Për vakancën e krijuar nga largimi i Fatmir Hoxhës, i shkakruar nga vetingut dhe Gani Dizdarit i dorëhequr.

Gjykata e Lartë fton të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret që të aplikojnë. Afati i pranimit të kandidaturave është 30 ditë, duke filluar prej 3 qershorit.

Me përfundimin e kësaj faze, Gjykata e Lartë përçon në Këshillin e Lartë të Emërimeve në Drejtësi listën e kandidatëve me dokumentacionet shoqërise për të kryer vlerësimin e tyre. Pasi rendit kandidaturat për secilën vakancë, KED i përcjell Gjykatës së Lartë listat emërore me rend zbritës nga kandidati më i mirë e me radhë.

Në mënyrë që Gjykata e Lartë të arrijë të zgjedhë i duhet të plotësojë kuorumin prej 14 anëtarësh. Aktualisht kjo gjykatë ka 7 anëtarë, por gjatë raportimit në Kuvend një ditë më parë, kryetarja e KLGj-së, Naureda Llagami tha se shumë shpejt kjo gjykatë do të plotësohet me 15 anëtarë nga 19 anëtarë që duhet të ketë në total.

Kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese duhet të kenë kaluar vettingun, të kenë një përvojë pune jo më pak se 15 vite si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, apo jurist i nivelit të lartë në administratën publike.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë. Me përjashtim të Vitore Tushës, gjashtë anëtarët e tjera kanë dalë si produkt i reformës në drejtësi, tre prej tyre të zgjedhur nga Kuvendi dhe tre nga ana e Presidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë